U nxue tue vjedhë, denohet zyrtarja shqiptare në Geneva

Nji zyrtare nga Ministria e Ambientit e Shqipnisë, ishte kapë në muejin Maj të vitit 2015 tue vjedhë sende në vlerë prej 1700 në nji qendër tregtare në Geneva, shkruen Blick am Abend. Si masë ndëshkimi asaj i asht ndalue hymja në Zvicer dhe në tanhë Zonën e Schengenit, që asht rreth gjysa e Europës.

Edhe mbas ankesës së bame në Gjykatën Federale Administrative të Zvicres, ky dënim ka mbetë i pandryshuem, transmeton albinfo.ch.

Së bashku me avokatin e saj Kristaq Traja, që konsiderohet si nji avokat kulmor jo vetëm në Shqipni (ka qenë për shumë vite gjyqtar në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg) ajo asht përpjekë kot me bindë trupin gjykues me ndryshue vendimin, përcjell albinfo.ch. Simbas saj, ndalesa e udhëtimeve rrezikon seriozisht karrierën e saj!