U premtuen 30 mijë vende pune, keni me u befasue sa u realizuen!

Në dy vitet e fundit, numri i punëkërkuesve të regjistrueme në Kosovë ka arritë në mbi 32 mijë, derisa numri i vendeve të lira të punës të gjetuna përmes zyrave të punësimit, gjatë kësaj periudhe, asht rreth 25 mijë.
Ndërkohë, numri i përgjithshëm i punëkërkuesve aktivë, të regjistruem në Kosovë, asht mbi 137 mijë.

Këto të dhana janë ba të dituna për Radion Europa e Lirë nga zavendësministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, Rita Hajzeraj.

“Në bazë të statistikave në periudhën Kallnor – Tetor 2016, në zyrat e punësimit janë regjistrue 17,480 punëkërkues.

Ndërkohë, në periudhën e njajtë të vitit të kaluem kanë qenë të regjistruem 15, 214 punëkërkues.

Përmes Zyrave të Punësimit janë ndërmjetësue në punësim të rregullt 3,466 persona.

Në periudhën e njajtë të vitit të kaluem kanë qenë 3,335 persona.

Po ashtu, përmes këtyne zyrave të punësimit, mbrenda dy viteve, janë ndërmjetësue në programet aktive të tregut të punës mbi 4 mijë punëkërkues. Mbi 7 mijë persona mbrenda dy viteve kanë qenë pjesë në trajnime profesionale”, thekson nder të tjera Hajzeraj.