U takue Presidenti me ish-Presidentin, qe çka folën

presidenti-2.jpg

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka prit në takim ish-Presidentin Fatmir Sejdiu, me të cilin ka diskutue për procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe për çashtje tjera me interes për shtetin tonë.

Ish-presidenti Sejdiu e ka uruar presidentin Thaçi për detyrën e re, derisa presidenti Thaçi e ka falënderuar atë për punën që ka bërë në mandatin e tij si president në të kaluarën, thuhet në njoftimin e presidencës.

Thaçi dhe Sejdiu diskutuen edhe për reformat demokratike dhe sfidat e institucioneve si bartëse në rrugën e integrimit europian, ku u shtrue edhe nevoja e forcimit të unitetit politik dhe qytetar.

Gjithashtu, pjesë e diskutimit të tyne ishte edhe roli i presidencës në politikën e jashtme dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.