U takuen Rama e Vucic: Kjo ishte tema e tyne e diskutimit

Kryeministri i Shqipnisë Edi Rama asht takue në Paris me homologun e tij serb Aleksandar Vucic gjatë Samitit të Ballkanit ku kanë diksutue rreth marrëdhanieve bilaterale.

Në nji prononcim për mediat, Vucic asht shprehë se Beogradi zyrtar kërkon marrëdhanie ma të ngushta me Tiranën. Ai njoftoi se mbrenda dy apo tre muejve palët kanë me zhvillue nji takim, i cili ka me u mbajtë me pjesmarrjen e politikanëve dhe biznismenëve nga të dyja vendet si dhe biznismenëve shqiptarë dhe serbë nga Kosova.

Në deklaratën e tij për mediat serbe, Vucic nënvizoi se prioritet ka me qenë vendosja e nji linje direkte ajrore Beograd-Prishtinë, çashtje që ka me u diskutue edhe në Bruksel.

Kreu i egzekutivit serb arsyetoi se bashkëpunimi mundet me ndihmue në ruejtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe në zhvillimin e matejshëm të ekonomisë.

Nji çashtje e prekun nga Vucic ka qenë edhe vazhdimi i punimeve në autostradën Nish-Prishtinë, të cilën kreu i egzekutivit serb e cilësoi nji urë lidhëse që ndihmon në përmirësimin e bashkëpunimit.