U vetëvra dhe la nji amanet prekës për femijët tij!

Nji 69-vjeçar u gjet i vramë mesditën e djeshme, i ulun poshtë dhe me nji pistoletë pranë dorës.

Simbas Policisë, viktima ka vra veten në rrethana ende të paqarta.

Ndërsa në xhep iu gjet nji letër lamtumire, ku kishte shkrue edhe amanetin e fundit për femijët. “Mbani afër mamin…”, shkruente në letër viktima.

Ndërsa kërkonte gjithashtu që Policia të mos merrej me këtë ngjarje, mbasi e kishte ba vetë.

Ngjarja ndodhi në zonën e Linzës, në Tiranë, vetëm pak metra larg repartit RENEA, pranë varrezave të fshatit.

Policia tha se viktima asht shtetasi Gani Çela, baba i 4 femive, nga Përmeti dhe banues në zonën e “Freskut”, në Tiranë.

Kalimtarët e rastit dhe disa banorë të zonës që kanë ndigjue të shtënën e armës, kanë pa trupin e pajetë të 69- vjeçarit dhe menjiherë kanë lajmërue Policinë.