‘UÇK’ në mes të udhës në Gjermani

“UÇK” asht shkrue me shkronja të mëdha me bitum mbi asfaltin në nji udhë në Bad Tölz të landit gjerman të Bavarisë. Dhe, kjo ka shërbye si motiv për nji artikull të publikuem në gazetën Merkur, në të cilën gazetari ngre shqetësimin nëse ky mbishkrim duhet trajtue si mesazh politik i denueshëm apo vetëm si nji kundërvajtje.

Mundet mos me qenë ashtu, por duket sikur punëtorit të udhës i ka teprue pak bitum dhe me të ka shkrue mbishkrimin në fjalë, thuhet në artikull. Në fakt, aty ka qenë tue u ba mbyllja e gropave që janë shkaktue me prishjen e asfaltit, por “dikush e ka shfrytëzue rastin për me përhapë nji mesazh politik”, transmeton albinfo.ch. Në mes të udhës ku kalojnë automobilat, shpërthen në rreth nji metër gjanësi mbishkrimi “UÇK”.