Udhëheqësja e Myanmarit ma n’fund e then heshtjen

Udhëheqësja de facto e Myanmarit, Aung San Suu Kyi, mbajti të Martën fjalimin e paralajmëruem mbi krizën e vendit të saj në shtetin Rakhine, ku dhuna detyroi rreth 400 mijë myslimanë rohingya etnikë të ikin në Bangladeshin fqi gjatë javëve të fundit.

Në komentet e saj të para që nga fillimi i krizës, ajo ishte e kujdesshme që mos me fajësue asnji grup për krizën.

“Pati shumë shqetësime gjithandej nëpër botë mbi situatën në Rakhine”, tha ajo. “Nuk asht qëllim i qeverisë së Myanmarit me shpërnda apo mohue përgjegjësinë”.

Suu Kyi, dënoi çdo shkelje të të drejtave të njeriut, sikurse edhe “çdo dhunë të paligjshme”.

“Jemi të përkushtuem për rivendosjen e paqes, qendrueshmënisë dhe sundimit të ligjit”, tha Suu Kyi në fjalimin e saj në kryeqytetin Naypyitaw.

Ajo tha se ishte e shqetësueme me numrin e madh të myslimanëve që ikën në Bangladesh, ndërsa shtoi se pjesa ma e madhe e katundeve të myslimanëve rohingya nuk janë prekë nga dhuna dhe ju bani thirrje diplomatëve me vizutue zonën me pa parë nga afër se çka po ndodh dhe me ndihmue Myanmarin me gjetë nji zgjidhje për problemet në Rakhine.

Militantët rohingya sulmuen forcat e sigurisë së Myanmarit në fund të muejit Gusht. Që atëherë, analistët dhe punëtorët humanitarë thanë se ushtria reagoi me brutalitet tue kallë katunde të tana dhe tue vra gra e fëmi që po iknin.

Shperndaje në: