Udhëtimin e fundit si Presidente, Jahjaga ka me ba në SHBA

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, udhëtimin e saj të fundit si e para e vendit ka me ba në Shtetet e Bashkueme të Amerikës, ku ka me u takue me Zavendëspresidentin e SHBA’ve, Joe Biden.

Presidentja Jahjaga ka me u prit të Mërkurën në Shtëpinë e Bardhë në Washington nga zavendësi i Barack Obamës, Biden.

Jahjaga për në SHBA udhëton me ftesë speciale të Biden, dhe atje ka me u prit me nderimet ma të nalta shtetnore.

Disa nga temat që kane me u diskutue në takim janë: sfidat e Kosovës në arenën ndërkombëtare, fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetësisë, e ardhmja euroatlantike e Kosovës, beteja kundër ekstremizmit fetar, lufta kundër korrupsionit, sfidat nga e kaluemja dhe viktimat e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë.

Temë diskutimi ka me qenë edhe dialogu në rrafshin rajonal, me theks të veçantë ai me Serbinë.

Klani mëson se Presidentja veçse asht nis për në SHBA bashkë me këshilltarët e saj politikë.

Por ky lajm ende s’asht konfirmue as nga Presidenca e Kosovës e as nga Ambasada e Shteteve të Bashkueme të Amerikës në Kosovë./KlanKosova/