UEFA mundet me i denue Hungarinë, Portugalinë dhe Belgjikën

UEFA ka hapë çashtje diciplinore kundër Federatës Hungareze të Futbollit, për trazina mbrenda ambienteve të stadiumit të Marseille gjatë ndeshjes kundër Islandës në “Euro 2016”.

Nji tjetër çashtje disiplinore asht hapë ndaj Federatës Portugeze të Futbollit, mbasi mbas ndeshjes me Austrinë nji tifoz u fut në fushë për me ba foto me sulmuesin portugez, Cristiano Ronaldo.

Në listën e ekipeve me çashtje disiplinore kanë me qenë edhe Belgjika, për ndeshjen me Irlandën.

”Masat ndaj këtyne çashtjeve disiplinore kanë me u vendosë të Marten nga Trupi i UEFA’s për Çashtjet e Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës”, shkruen UEFA në nji deklaratë për media.