Ukë Rugova e 17 të tjerë dalin para gjykatës!

ukerugovaa

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë asht parapa nisja e seancave fillestare kundër Ukë Rugovës dhe 17 personave tjerë.

Gjykimi lidhet me leshimin e vizave italiane Schengen në këmbim të marrjes së parave nga të interesuemit.

Simbas aktakuzës se Prokurorisë Speciale të Kosovës, nga Maji 2011 deri ne Fror 2014, djali i ish-presidentit historik të Kosovës, Ukë Rugova ishte drejtues i nji grupi kriminal i cili në kambim të nji shume prej 3000-4000 mijë euro siguroi 556 viza Schengen për 526 persona të ndryshëm nga gjithsej 614 aplikacione për vizë sa ishin ba në ambasadën italiane në Kosovë.

Po ashtu simbas prokurorisë, këto viza ishin afatshkurtra për turizëm 30 ditor dhe të vlefshme për 6 muej.