Ukraina heq statujën 20 metra të Leninit

U deshën dy ditë dhe aktivizimi i nji krani të madh për ta heq statujën ma të madhe të mbetun të themeluesit sovjetik, Leninit, bashkë me të edhe ‘bërllokun e historisë’.

Monumenti i naltë 20 metra, i punuem nga bronzi dhe graniti, u ba viktimë e nji ndalese t’Ukrainës kundër simboleve sovjetike, për të cilat ky vend mori vendim t’i zbatojë në Maj të vitit 2015, si nji politikë e përafrimit të marrëdhanieve me Bashkimin Europian.

Kjo statujë e Leninit që peshonte 40 tonelata ishte nji nga 2,500 statujat e ngjashme që ishin ndërtu në tanë vendin gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik.