Ukraina nis provat raketore në Detin e Zi, a po mobilizohet Rusia!

Ukraina ka nisë provat raketore në Detin e Zi, nderkohë që Rusia raportohet se i ka vnue në gatishmëni të naltë forcat e saj të mbrojtjes në Gadishullin e aneksuem të Krimesë.

Zadhanësi i ushtrisë ukrainase, Volodymyr Kryzhanovsky, tha se provat, të cilat kanë me zgjatë dy ditë, po zhvillohen ma s’paku 30 kilometra larg hapësinës ajrore të Krimesë.

Ai tha se provat po bahen në përputhje me ligjin ndërkomëbtar dhe shtoi se ushtria e Ukrainës asht e gatshme për “çdo zhvillim”.

Kievi ka thanë se qëllim i ushtrimeve asht me i forcue kapacitetet e mbrojtjes.

Gadishulli ukrainas i Krimesë asht aneksue nga Rusia në Mars të vitit 2014.

Në Shtator, Rusia ka mbajt stërvitje ushatarke, në shkallë të gjanë, në krejt qarkun e saj jugor ushtarak, tue perfshi për herë të parë edhe Krimenë.