Ukraina përkujton 30 vjet të Chernobyl

Ukraina mban komemoracione per shenimin e 30 vjetorit te katastrofes nukleare ne Chernobyl.

Sirenat jane leshue ne kohen e njajte nga eksplodimi i pare nuklear n’oret e para te 26 Prillit te vitit 1986.

viktimatchernobyl

Ky shperthim industrial mbetet katastrofa ma e madhe nukleare ne histori.

Reakcioni i pakontrolluem shpertheu dhe shperndau grimca radioaktive, te cilat u shperndane pertej kufijve te Ukraines, si ne Rusi, Bellorusi dhe ne nji pjese veriore t’Europes.

T’afermit e viktimave ndezen qirij neper kisha ne vigjiljen e pervjetorit.

 

chernobyl

 

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko mori pjese ne nji ceremoni ne Kiev dhe vendosi kunore me lule ne memorialin e viktimave dhe mbajti nji minute heshtje. Po ashtu, Poroshenko ban homazh dhe te fabrika ku ndodhi ky shperthim, jo larg nga kufini me Bellorusine.