Ukraina s’e njeh Kosovës, kjo arsyeje ka me ju befasue!

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Pavlo Klimkin, në nji vizitë zyrtare në Tiranë, ka pranue se mosnjohja e Kosovës vjen vetëm për shkak të paralelizmave që Rusia heq mes saj dhe Krimesë.

“Arsyeja se pse Ukraina nuk e ka njoft Kosovën, padyshim ka të bajë me Rusinë, e cila qartësisht manipulon pa asnji bazë politike apo ligjore, tue gjetë ngjashmënitë mes aneksimit të paligjshëm të Krimesë dhe përpjekjen e kosovarëve drejt të ardhmes së tyne. Për neve asht që të mos lejojmë Rusinë me manipulue ma tej këtë çashtje”, ka thanë ai.

“Por, ne qendrimin tonë, asnjiherë nuk kemi bllokue asnji përpjekje të Kosovës për t’ju bashkue organizatave nderkombëtare. Madje, na luejmë futboll me Kosovën, kështu që asht nji lloj sheje nga ana jonë që nuk asht mënyra e qendrimit tonë të posaçëm politik, asht thjesht mënyra për të mos lejue Rusinë për me manipulue matej këtë çashtje”.

Ministri Bushati shkon dhe ma tej në komentin mbi tezën ruse.

“Të krahasosh këto dy situata asht si të barazosh mollën me portokallin dhe prandaj nuk duhet të ketë asnji lloj dyshimi për neve dhe asnji lloj tulatje nga propaganda që mund të vij ngado që vjen dhe ngado që kjo propagandë adresohet”, u shpreh Bushati.