Ulet borxhi publik në BE, po qysh asht në Kosovë!

Të dhanat e fundit të Eurostatit tregojnë se në periudhën Prill-Qershor ra borxhi publik i vendeve të BE’së.

Derisa Zyra e Statistikave të Bashkimit Europian konfirmon se në tremujorin e dytë të këtij viti ra borxhi publik në vendet e BE’s, në Kosovë ky borxh vazhdimisht asht tue u rritë.

Simbas Eurostatit, borxhi publik në 19 vendet e eurozonës në periudhën Prill-Qershor të 2016’tës mori pjesë në përqindjen e Produktit të Mbrendshëm Bruto (PBB) me 91’2 për qind.

Në muejt Kallnor-Prill të këtij viti borxhi publik i vendeve të eurozonës ishte në nivelin 91.3 për qind të Produktit Mbrendshëm Bruto (PBB).

E rania e borxhit publik asht konstatue edhe në 28 vendet e Bashkimit Europian.

Ky borxh te vendet e BE’s merrte pjesë në produktin e Mbrendshëm Bruto me 84.4 për qind në tre muejt e parë të këtij viti, ndërsa ra në 84.3 për qind në tre muejt e dytë.

Edhe në raport me vitin e kaluem borxhi publik te vendet e BE’s pesoi ranie.

Ai në tre muejt e dytë të 2015 perbante 84.5 për qind të Produktit të Mbrendshëm Bruto.

Borxhi publik në Kosovë deri në Qershor arriti në 821.9 milionë euro, 26.6 për qind ma i narltë në krahasim me Qershorin e vitit të kaluem.

Borxhi publik gjatë këtij vitit perban 13.8 për qind të Produktit të Mbrendshëm Bruto.

Bazue në këto të dhana, vërehet nji rritje e vazhdueshme e borxhit.

Raporti Vjetor i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) për vitin 2015, thotë se Kosova ka borxhin publik ma të ulët në krahasim me vendet e Ballkanit.

Borxhi Publik në vendet e Ballkanit kaloi mbi 60 për qind të Produktit të Mbrendshëm Bruto të tyne vitin e kaluem.

Produkti i Mbrendshëm Bruto paraqet të gjitha aktivitetet ekonomike të nji shteti.