Ulqini dhe Shqipnia joshin kosovarët për pushime

Me ngritjen e temperaturave jo vetëm qytetarët, por edhe pronarët e fushës së hotelierisë, organizata e agjecione turistike dhe Komuna e Ulqinit, kanë nis me i ba përgaditjet për nxitjen e turisteve.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, përmes nji konference për media tha se janë ba përgaditjet adekuate për këtë sezonë turistike.

Ai pret që edhe sivjet numri ma i madh i turistëve të jetë nga Kosova, të cilët tashmë Ulqinin tradicionalisht e shfrytëzojnë për pushime.

E njajte edhe Shqipnia pretendon që turistët kosovarë kane me i mbush plazhet e këtij vendi.

Panairi i Turizmit në Prishtinë që ka për qëllim promovimin e zonave turistike të trevave shqiptare ka me qenë i hapun për dy ditë.