Lunacek e Fajon ju kthejnë shpresën kosovarëve për vizat!

Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Europian, ka miratue propozimin për liberalizim të vizave për Kosovën.

Kështu ka ba të ditun raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek, në nji postim në twitter.

Ajo tash ka porosit politikanët kosovarë se duhet me veprue.

“E gëzueme për miratimin e propozimit për Kosovën nga Komiteti për Politikë të Jashtme i PE’s. Tash politikanët kosovarë duhet me veprue”, ka shkrue Lunacek.

Për këtë miratim asht deklarue për lajmi.net edhe ministri për Integrime, Bekim Çollaku.

Ai ka falënderue anëtarët e Komitetit si dhe Parlamentin Europian për përkrahje.

“Besoj se tash pa humb kohë do të kryejm edhe na obligimin e mbetun në mënyrë që të përshpejtohet vendimarrja në Parlament dhe Këshill”, ka deklarue Çollaku.

Edhe raportuesja për Kosovën, Tanja Fajon ka shkrue në rrjetin social Twitter për këtë vendim.

Ajo ka thanë se asht shumë e lumtun dhe se politikanët e Kosovës tash duhet me veprue.

 

Lunacek..tweett

 

 

fajontweet