UNCHR: Në Europë e shohim mjerimin njerëzor në kulmin e tij!

Mjerimi njerëzor me të cilin ballafaqohen refugjatët në kampin Idomeni, në anën greke të kufinit Maqedoni-Greqi, ka arritë përmasa të papame, deklaroi zadhanësi i Komisariatit të Naltë të Kombeve të Bashkueme për Refugjatë, UNHCR, Babar Baloch.

Mbrenda dhe rreth kampit janë të ngujuem ma shumë se 14.000 veta, ku kushtet themelore janë çdo ditë e ma të këqija, derisa presin që Europa me i hapë kufijtë që të mund ta vazhdojnë rrugëtimin e tyne.

“Ne Europë e shohim mjerimin njerëzor në kulmin e tij. Këto kushte këtu, në Idomeni, janë thjesht të pamunduna për jetë”, deklaroi Baloch gjatë vizitës së tij në Idomeni, tue shtue se çdo ditë bjen shi gjithnji e ma shumë dhe se njerëzit po vuejnë.

Autoritetet greke thonë se në kamp gjenden rreth 12.000 njerëz. Organizatat joqeveritare njoftojnë se rreth kampit ka edhe ma s’paku edhe 2.000 njerëz të tjerë. Kushtet janë ekstremisht johigjienike, tualetet derdhen, ndërsa dhetra fëmi janë hospitalizue për shkak të vështirësive me frymëmarrjen dhe viruseve të ndryshme.