UNDP: Prishtina, komuna e parë që rrit transparencën

“E-rekrutimi”, “E-shpenzimet” dhe broshurat informuese janë tri projektet që u lansuen sot nga Komuna e Prishtines në bashkëpunim me UNDP’n.

Se çka janë këto aplikacione, e tregoi Drejtori i Administratës, Nuhedin Nushi.

Ndërsa Zv/Koordinatorja e projektit nga UNDP vleresoi nismën e këtij projekti tue prezentue Prishtinën si komunen e parë që ka pranue këtë bashkëpunim.

Kurse tabelat informuese dhe broshurat, që tashma janë të vendosuna në hapesinat e Komunës, kanë me i shërbye qytetarëve për me u informue për të gjitha llojet e shërbimeve, përfshi edhe koston e tyne.