UNDP: Shoqnia civile e korruptueme

Në Kosovë ka nivel të naltë të mosbesimit ndaj Shoqnisë Civile, që rrjedh nga fakti se sektori nuk konsiderohet si i pamvarun për brengat e qytetarëve, por në vend të kësaj konsiderohet se anëtarët e saj kryesisht janë tue kërkue qëllime politike, sidomos tu iu bashkangjitë partive politike.

Këto fjalë u thanë gjatë prezentimit të Analizës së Pulsit Publik me temë “Perceptimet e Shoqnisë Civile në Kosovë”, të realizume nga Programi i Kombeve të Bashkume për Zhvillim, dhe Agjencia e Shteteve të Bashkume për Zhvillim Ndërkombëtar.

Njana prej pytjeve të kësaj ankete ishte edhe përceptimi i korrupsionit të OJQ’ve, që të dhanat tregojnë së 59% e të anketuemve besojnë se korrupsioni asht i pranishem në masë të madhe në organizatat e Shoqnisë Civile.

Por në nji intervistë për Televizionin Rrokum, këtë çashtje e demanton Ariana Qosaj-Mustafa nga organizata KIPRED.

Simbas saj te organizatat që janë aktive ka shumë transparencë dhe llogaridhanje.

Në fund, UNDP dha edhe disa rekomandime për shoqnitë civile, që ato me ba përpjekje për angazhim të drejtëpërdrejtë me qytetarët dhe me iu përgjigjë sinqerisht shqetësimeve të tyne.