UNESCO me konferencë dy-ditore mbi lirine e medias

unesco.jpg

Me rastin e Ditës Botnore të Lirisë së Shtypit, nesër në Helsink ka me fillue nji konferencë ndërkombëtare dy-ditore, të cilën ka me hap drejtorja gjenerale e UNESKO’s, Irina Bokova dhe Kryeministri finlandez, Juha Sipila.

Konferenca e ka moton “Qasja në informacione dhe liritë themelore të njeriut – kjo asht e drejta juej”, pjesëmarrësit kane me nxjerr në pah randësinë e lirisë së informacionit dhe zhvillimin e qëndrueshëm, mbrojtjen e lirisë së shtypit nga censura, dhe garantimin e sigurisë së gazetarëve në mediat tradicionale dhe online.

Liria e mediave dhe zhvillimi i qëndrueshëm gjatë këtij viti kane me qene te lidhuna edhe me Kombet e Bashkueme, të cilat në fund të vitit 2015 patën miratue objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm për vitin 2030, qe kanë ne konsiderate nevojën për me “sigurue akses në informacion dhe mbrojtjen e lirive themelore në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”.

Randësia e medias së lirë dhe të pamvarur në informimin e qytetarëve asht shumë e randësishme për arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm, tha Bokova me rastin e Ditës Botnore të Lirisë së Shtypit.

Konferenca organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës të Finlandës dhe me atë të Punëve të Jashtme, dhe në mbështetjen e 50 organizatave tjera të shoqnisë civile dhe mediave.

Qysh thuhet në web-faqen e UNESCO’s, Bokovado ka me fole për promovimin e lirisë dhe lirinë e informimit të mediave, si dhe përpjekjet për me rrite sigurinë e gazetarëve.

Fituesi i çmimit të UNESCO’s për lirinë e mediave të këtij viti asht gazetari hulumtues nga Azerbajxhani, Kadidzha Ismailova.