UNESCO miraton rezolutën e vendeve arabe për Jerusalemin, tronditet Izraeli

UNESCO miratoi sot zyrtarisht nji rezolutë për Jerusalemin Lindor, paraqitun nga vendet arabe në emën të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore palestineze, por e kundërshtueme ashpër në Izrael tue refuzue gjithashtu lidhjen mijëvjeçare mes hebrejve dhe Qytetit të Moçëm.

Teksti i paraqitun nga Algjeria, Egjipti, Libani, Maroku, Omani, Katari dhe Sudani u shqyrtue nga 58 shtete anëtare të Këshillit Egzekutiv të organizatës për paqe dhe kulturë të OKB’s, selia e të cilit ndodhet në Paris, transmetojnë mediat ndërkombëtare.

“Në përfundim të diskutimeve, ky tekst u miratue”, deklaroi nji zadhënës i organizatës.