UNHCR kallxon se sa emigantë u zhdukën në Detin Mesdhe

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatë (UNHCR), thotë se ma shume se 700 migrantë janë mbytun në Detin Mesdhe, mbas fundosjes së anijeve të tyne në pjesën jugore të Italisë, gjatë disa ditëve të kalueme, derisa refugjatët po provonin me arritë në Europë.

Zadhanësja e UNHCR, Carlotta Sami i tha agjencisë Associated Press se, vlerësohet se 100 njerëz janë të zhdukun nga nji anije e kontrabandistëve, e cila ishte fundos me 25 Maj.

Pjesëtarë të Marinës së Italisë i kanë fotografue ngjarjet e tmerrshme të fundosjes së anijes, derisa vazhdonte operacioni për shpëtimin e atyne që ishin hedh në det.

550 migrantë të tjerë janë të zhduk nga nji anije tjetër, e cila asht fundos me 26 Maj, mbasi ishte largue nga porti perendimor Sabratha në Libi, nji ditë ma herët.

Zadhanësja Sami tha se besohet se anija, ku ishin afer 670 njerëz, nuk kishte motor dhe i ishte ngjite nji anije tjetër kontranduese para se me u rrokullis e fundos.

Afro 25 vetë shpëtuen tue notue deri te anija e parë, ndërsa 79 të tjerë janë shpëtue nga ekipet U gjeten 15 trupa të pajetë.

Në tragjedinë e tretë me 27 Maj, janë gjete 45 trupa të pajetë, ndërsa raportohet se shumë të tjerë ishin zhduk mbas përmbysjes së anijes ku ata gjendeshin.

Ishujt jugor të Italisë janë caku kryesor i anijeve të trafikantëve të njerëzve, që transportojnë migrantë nga Libia për çdo javë.