UNHCR: Rreth 500 njerëz mund të jenë mbyte në Mesdhe

Agjencia e Kombeve të Bashkueme e specializueme për çashtjet e refugjatëve ka ba të ditun sot se i frigësohet faktit që, rreth 500 emigrantë nga Afrika mund të jenë mbyt n’ujnat e Mesdheut, mbas përmbytjes së varkës me të cilën udhëtonin.

Zadhanësja e UNHCR’s, Carlotta Sami, përmes nji deklarate dërguem agjencisë së lajmeve AFP, tha se të mbijetuem nga Somalia, Sudani, Etiopia dhe Egjipti, të cilët u shpëtuen nga nji tjetër varkë e vogël e rastësishme, e pëshkruen atë që panë si “një shkatërrim i mjetit lundrues që u mori jetët ma s’paku 500 njerëzve”.

Të mbijetuemit – 37 burra, 3 gra dhe nji fëmi 3-vjeçar, thanë se rreth 100 deri në 200 persona ishin nise nga brigjet e Tobrukut në Libi, në bordin e një varke të madhe por të papërshtatshme për lundrim të gjatë.

Në mes të detit, trafikantët sollën edhe pasagjerë tjerë tue i transferue ata nga nji varkë e vogël. Për shkak të mbingarkesës, varka e madhe u përmbyt, thuhet në deklaratën e UNHCR’s.

Të mbijetuemit notonin në det për me gjet shpëtim, derisa u vrejtën dhe u shpëtuen me 16 Prill, e nji ditë ma mbas u transportuen për në Kalamata të Greqisë, njofton agjencia e OKB’s.

Data e përmbytjes së anijes ende s’asht zyrtarisht e konfirmueme, ndërsa nuk dihet se kush i shpëtoi emigrantët.