UNHCR: Veç javën e kalueme humbën jetën 880 emigrantë në Detin Mesdhe!

Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkueme, UNHCR, bani të ditun se ma s’paku 880 migrantë dhe refugjatë kane nderrue jete, tue provue me kalue Detin Mesdhe, vetem javën e kalueme.

“Ky vit asht tregue veçanërisht vdekjeprumes, me 2,510 jetë të humbuna nga permbytja e anijeve, krahasue me 1,855 të vdekun në periudhën e njajtë të vitit 2015”, tha sot zadhanësi i UNHCR, William Spindler.

Mijae migrantë, kryesisht të ikun nga lufta dhe varfnia në Lindjen e Mesme, bajnë përpjekje me arrite n’Evropë.

Ma shume se 1 milion vetë kane hy në vendet e BE’s vetem vitim e kaluem, tue e shkaktue krizen ma të randë me refugjatë që prej Luftës së Dytë Botnore.