UP, homazhe për Astrit Deharin

Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” para Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” po bajnë homazhe dhe dhezin qira me rastin e vdekjes tragjike të Astrit Deharit.

Dehari që ka qenë student i Mjekësisë në UP të Shtunën ka vdekë në rrethana ende të paqarta në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Ai ishte arrestue nga Policia si i dyshuem për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.