UP kerkon nga institucionet qe t’i kthehet prona ku asht ndërtue Kisha Ortodokse!

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka shpreh shqetësim për zhvillimet e fundit lidhun me objektin e Kishës Ortodokse që gjendet në oborrin e këtij institucioni arsimor.

Menaxhmenti i UP’s, përmes nji komunikate ka theksue se presin nga institucionet që përmes rrugëve politike dhe juridike, UP’s me ju kthye prona mbrapa dhe me u vazhdue rruga e avancimit akademik.

 

Lexoni reagimin e plotë të UP:

 

Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës, respektivisht gjithë profesorët dhe studentët e tij, janë të brengosur dhe po i përcjellin me shqetësim zhvillimet rreth objektit të Kishës Ortodokse të ndërtuar në pronën e Universitetit të Prishtinës.

Është botërisht i ditur procesi i ndërtimit të këtij objekti në pronën tonë, sikundër që edhe baza juridike e këtij ndërtimi e ofruar nga një pushtet që për dekada promovoj dhe ushtroj dhunën dhe terrorin.

Sidoqoftë, neve shpresojmë që institucionet tona, përmes rrugëve politike dhe juridike, do qartësojnë situatën duke na kthyer pronën mbrapa, në mënyrë që neve bashkë me studentët të vazhdojmë rrugën e avancimit akademik, të lirë dhe njëjtë për të gjithë.

Ky qëndrim në asnjë mënyrë nuk duhet të kuptohet si interferim në kontekst të lirive fetare dhe respektit të komuniteteve në Kosovë, të cilat duhet te mbrohen dhe respektohen.