UP, padi të re për tokën e uzurpueme nga Kisha serbe

Kisha
Universiteti i Prishtinës ka vendos që për nji kohë të shkurtë me fillue persëri procedurat për me padit Kishën Ortodokse mbi pronësinë e tokës e cila gjendet në kampusin e këtij universiteti, megjithëse humbi gjyqin në padinë e parë që kishte ba ndaj Kishës ‘Sveti Nikolla’.
Gjykata e Apelit në Prishtinë  javë ma parë vendosi me ba të plotëfuqishëm vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë që e kishte konsiderue si të tërhequn padinë e UP’s lidhun me katër hektarët ku gjendet kisha e papërfundueme ortodokse.

Simbas vendimi të gjykatës, arsyeja pse padia ishte konsiderue e tërhequn për shkak se përfaqësuesit e UP’s nuk ishin paraqit në seancën ku do të duhej me shqyrtue konteksti mbi tokën.

Esat Kelmendi, Sekretar i UP’s, tha për KALLXO.com se Universiteti nuk do të tërhiqet nga kërkesa për tokën që simbas tij i takon këtij institucioni.