Uragani i frigshëm i afrohet Texas’it, autoritetet kërkojnë ndihmë (video)

“Texasi mund të përballet me nji fatkeqësi shumë të madhe, mbasi uragani Harvey i afrohet bregdetit të tij”, thotë guvernatori i këtij shtetit.

Kjo asht nji stuhi e kategorisë së katërt, ndërsa Greg Abbott ka kërkue ma shumë ndihmë federale për me përballue stuhinë, e cila mundet me qenë ma e keqja që ka godit SHBA’të në 12 vjet.

Qendra Kombëtare e Uraganëve tha se stuhija mundet me sjellë përmbytje të mëdha dhe me vnu ne rrezik jetën e njerëzve, në dhe rreth Hjustonit.

“N’orën 18:00, me orën lokale, stuhia ishte 45 milje në lindje të Corpus Christi, me ernat maksimale të qëndrueshme, rreth 130 mph (215 km / h), tha Qendra Kombëtare e Uraganëve.

Parashikuesit thonë se stuhia mundet me sjellë mbi 100 cm reshje shiu dhe dallgë deri në 3.5 metër të nalta.

Z. Abbott tha se Harvey ishte tue u kthy në nji stuhi shumë komplekse dhe të rrezikshme.

Ka gjasa me goditë në zemër të industrisë së rafinimit të naftës në Texas, me Corpus Christi, nji qytet port me 320,000 njerëz, në rrugën e stuhisë.

Në nji letër drejtue Presidentit Donald Trump, tue kërkue ndihmë federale, z. Abbott tha:

“Vërshimi i stuhisë, së bashku me përmbytjen e shiut, mundet me çue lehtë në miliarda dollarë të damtimit të pronës dhe pothuejse me siguri humbjen e jetës”.