Uragani IRMA len 13 të vdekun: Qytetarëve ju bahet thirrje me ikë, sepse s’ka pshtim (video)

Së paku 13 persona kanë vdekë nga goditja e uraganit IRMA.

Kryetari i Miami’t ka dhanë paralajmërim dramatik: të largohen të gjithë, sepse nuk s’kanë me mujt me pshtue.

Ministria franceze për rajonet e përtejdetit ka konfirmue se kanë vdekë së paku tetë persona, ndërsa dy të tjerë janë të lënduem randë në ishujt St Martin dhe St Bartolomei nëpër të cilët ka kalue uragani IRMA.

Nji person ka vdekë në Angvila dhe nji fëmi dy vjeç në Barbuda.

Në Porto Rico për shkak të uraganit kanë vdekë nji grue 79 vjeçe, nji mashkull dhe nji grue e re.

Asht shkatërrue gati krejt infrastruktura, ndërsa damet materiale janë shumë të mëdha. Uragani IRMA asht uragani ma i fuqishëm i shënuem ndonjiherë në Oqeanin Atlantic.

Videon e uraganit IRMA e ka publikue NASA, derisa nji aeroplan hulumtues hyni pikërisht në qendër të uraganit dhe e xhiroi nji video me tregue se qysh asht në qendër të uraganit.

Shperndaje në: