Uragani Irma shkakton dame të mëdha në Karaibe

Uragani Irma ka shkatërrue ndërtesa dhe ka shkaktue vërshime të mëdha në disa territore franceze në Karaibe.

Ndërtesat ma të forta në Shën Martin, që ndahen nga Franca e Holanda, janë shkatërrue,  ka njoftue Ministri i mbrendshëm, francez Gerard Collomb.

Komunikimet midis Parisit dhe Shën Martinit dhe Shën Bartolimisë janë ndërpre.

Stuhia e kategorisë së pestë, niveli ma i naltë i mundshëm ka mbledh erna që kanë arritë deri në 300 km/h.