Uragani ma i fuqishmi po i afrohet Haitit!

Nji nga uraganet ma të fuqishëm të Atlantikut të kohëve të fundit, i asht afrue Haitit, tue sjellë erna, shi dhe stuhi, shkruen BBC.

Uragani “Mattheu” asht parashikue me goditë majën perëndimore të Haitit të Martën.

Haiti asht nji nga vendet ma të varfna të botës, ku shumë banorë jetojnë në zona të cilat janë të rrezikueme nga përmbytjet.