Uragani ‘Maria’ zbarkon furishëm në Puerto Rico

Uragani Maria, një stuhi shkatërruese që ka godit Karaibet ka zbarkue furishëm në Puerto Rico.

Qendra amerikane e Uraganve njoftoi se ‘Maria’ mbërriti në Yabucoa në lindje të ishullit, me erna të fuqishme deri nw 250 km / h.

Guvernatori i Puerto Rico’s i ka kërkue 3.5 milionë banorëve të territorit amerikan me gjetë strehim tash që stuhia po afrohet.

Zyrtarët atje druhen se mbetjet e lana ma herët nga Irma mund të kthehen tash në nji element tejet të rrezikshëm nga ernat e forta të Maria’s.

Ka gjithashtu shqetësime se reshjet e denduna të shiut munden me shkaktue rrëshqitje dheu, ndërsa në zonat e ulëta stuhia parashikohet me rritë dallgë deri në 3 metra të nalta.

Puerto Rico ka qenë nji parajsë e mbrojtun për njerëzit që i janë largue këto javët e fundit ishujve të tjerë të shkatërruem të Karaibeve, por tash, edhe ai vetë asht në rrugën e nji tjetër stuhie shkatërrimtare.

Presidenti Donald Trump ka shpall gjendjen e emergjencës për Puerto Rico’n dhe Ishujt e Virgjër, si dhe ka autorizue Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Agjensinë Federale të Emergjencave për me koordinue të gjitha përpjekjet e shpëtimit.

Nji tjetër stuhi, stuhia tropikale Lee, po pason nga lindja urganin Maria, por nuk parashikohet nga metereologët me ju afrue Karaibeve.

Shperndaje në: