Uragani Matthew merr jetë edhe në SHBA, 10 të vdekun!

Uragani Matthew ka lanë të vdekun të paktën 10 persona në SHBA, përderisa ka fillue të godasë pjesën juglindore të bregdetit, raporton BBC.

Tre persona kanë vdek në Carolinën Veriore, tha guvernatori Pat McCrory, i cili e quejti uraganin Matthew, si  “stuhi shumë shumë serioze”.

Në Georgia, tre persona mbetën të vdekun, përfshi këtu edhe nji invalid, mbas goditjes së dy pemëve në shtëpinë e tij.

Ma herët gjatë ditës kanë humb jetën edhe katër persona të tjerë.