Uragani Oto kercenon Amerikën Qendrore, 3 të vdekun n’Panama

Tre persona kanë humb jetën në Panama, mbasi që gjatë natës stuhia tropikale Oto asht shndërrue n’Uragan, kumtoi shërbimi për mbrojtje civile në Panama.

Qendra Rajonale për Uraganë e SHBA’s kumtoi se pret që Oto me u përforcue ende ma shumë ndërsa tash afrohet drejt bregut n’afërsi të kufinit mes Nicaragua dhe Costa Rica’s

Ky asht urganai i parë, që ka mbërri deri në  Costa Rica nga fillimi i mbajtjes së evidencës së besueshme në vitin 1851, theksojnë mediat amerikane.

“Panama’ja asht e përballun me nji nga situatat ma të vështira të motit dhe asht nën kercënim të drejtpërdrejt”, deklaroi Hoze Denderiz, drejtori i shërbimit për mbrojtje civile të vendit.

Ai shtoi se gjatë rrëshqitjes së tokës në perëndim të kryeqendrës Panama janë ngujue nantë persona.

Shtatë prej tyne janë nxjerrë gjallë.

Përveç kësaj në kryeqendrën e Panamasë ka humb jetën nji fëmi, mbasi që nji pemë ka ra mbi kerrin ku ka qenë ai fëmi.

Shërbimi nacional për situata të jashtëzakonshme i Costa Rica’s urdhnoi që 4.000 njerëz me u evakue nga fusha, ku pritet që Oto me arritë në vend.

Ernat qe tash i sjell Oto, arrijnë shpejtësi maksimale prej 120 k/h, njofton DPA.

Ekspertët presin që pastaj ky uragan me përfshi pjesën veriore të Costa Rica’s, tue evitue kryeqytetin San Hoze, ku më pasë ka me u transferue në Paqësor.