Uragani ‘Otto’ godet fuqishëm Amerikën qendrore, ka të vdekun e të zhdukun (video)

Uragani Otto ka shkaktue nji numër të papërcaktuem të të vdekunëve që në orët e para kur goditi fuqishëm Amerikën Qendrore, shkruen “Reuters”.

Lajmi për viktimat u ba i ditun nga Presidenti i Kosta Rikas Luis Guillermo Solis, të Ejten vonë.

Otto u përplas në brigjet e Amerikës Qendrore pranë kufinit të Nikaraguas dhe Kosta Rikas të Ejten tue shkaktue shira të rrëmbyeshëm në rajon dhe tue ba që mija njerëz të evakuoheshin menjihere.