Urdhën-arrestet s’kanë të ndalun n’Turqi, vetëm sot mbi 100!

Me kerkesë të prokurorisë në Ankara të Turqisë, sot janë lëshue 105 urdhënarreste në krejt shtetin turk.
Mediat turke raportojnë se policia turke ka nisë operacionet për arrestimin e 105 personave që dyshohen se kanë lidhje me lëvizjen e imamit Gulen.

Ende nuk dihet sa janë të arrestueme por policia ka deklarue se po vijojnë operacionet.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme asht arrestue edhe shkrimtari i njohun në Turqi, Ozer Sencer mbas pretendimeve që ka lidhje me Levizjen Gulen.