Urdhni i Lavdrim Muhaxherit dhe Ridvan Haqifit: Sulmoni izraelitët në stadium

xhihadi

Katër shqiptarët e arrestuem në Shkodër si të implikuem me organizatën terroriste ISIS, kishin planifikue me sulmue stadiumin “Loro Boriçi” me eksploziv dhe mandej me automatikë, derisa kishte me u luejt ndeshja Shqipni-Izrael.

Urdhni për me krye kasaphanën mbrenda dhe jashtë stadiumit ka mbërri nga disa luftarë kosovarë që luftojnë për ISIS’in në Siri. Lavdërim Muhaxheri, që drejton nji batalion rekrutësh nga Ballkani dhe Ridvan Haqifi, po ashtu drejtues i nji grupimi rekrutësh në Siri, kanë urdhnue që me i sulmue të pafetë, (Izraelitët), kur të luejn futboll në stadium.

Në komunikimet që Muhaxheri, Haqifi dhe disa persona të tjerë në Kosovë kanë mbajtë nëpërmjet “Skype”, asht bisedue se duhet patjetër me u sulmue, mbasi kështu ishte vullneti i Profetit.

Muhaxheri dhe Haqifi, në bisedat e kryeme mësohet se kanë pohue se shteti i kalifatit, e ka miratue këtë sulm dhe se sapo të kryhej, kishte me marrëpërsipër autorësinë e këtij akti, që qysh e quenin ata, ishte i devotshëm.

Ndër të tjera, Muhaxheri dhe Haqifi, nëpërmjet urdhnave të tyne, që transmetoheshin te celula e tyne në Kosovë dhe mandej kjo e fundit, ia transmetonte imamit të vetëshpallun Xhezair Fishti, kërkohet me insistim organizimi i nji sulmi me armë në burgun, ku qëndrojnë 9 personat e arrestuem dy vjet ma parë nga prokuroria e Krimeve të Randa, mes të cilëve dhe dy imamët e vetëshpallun Genci Balla dhe Bujar Hysi.

Të dyja këto sulme, duhej duheshin me i krye dy celula, ajo kosovare dhe ajo shqiptare, njerëzit e të cilave duhet me bashkëpunue me njani-tjetrin, fillimisht për me i sulmue izraelitët.

Në këto takime mes dy celulave, shqiptarët kishin zgjedhë berberin Ergys Faslija, mjekun Bekim Protopapa, Medat Hasani dhe imamin e vetëshpallun të nji xhamie në Dibër, Xhezair Fishti.

Ky i fundit, ka qënë dhe personi që hynte dhe dilte në Kosovë, me argumentin e mbajtjes së ligjëratave në xhami dhe organizimeve fetare, Fishti, merrte urdhnat në Kosovë që vinin nga Muhaxheri e Haqifi, dhe mandej i transportonte këto urdhna tek celula e tyne në Shkodër.

Në bisedat e përgjueme, mes tyne SHISH dhe Prokuroria kanë konstatue se anëtarët e dy grupeve shfaqin pakënaqësi ndaj sistemit, pakënaqësi ndaj dënimeve të disa imamëve në Kosovë dhe Shqipni, madje u bhet thirrje dhe lutje fetare që këto burgje të sulmohet patjetër, nëpërmjet hakmarrjes së tyne.

Gjithashtu në bisedat e përgjueme, kërkohet hakmarrje edhe për gjyqtarët që kanë dhanë këto vendime. I tanë materiali referues i nisjes së hetimeve dhe arrestimi në Shqipni i 4 personave dhe Kosovë të 9 të tjerëve e 3 personave në Maqedoni, ka ardhë nga shërbimet inteligjente partnere, të cilat kanë fiksue biseda për kryemje të akteve terroriste.

Për këto dyshime, asht ba edhe ndërhymja për arrestimin e tyne për me evitue çdo incident të mundshëm si për lumnimin e 38 martirëve katolikë në meshën e Shkodrës ashtu edhe para dhe gjatë ndeshjes Shqipni-Izrael, që tashma ka me u luejt në Elbasan. /Shqiptarja.com/