Ushtarët turq persëri cak i sulmeve, 2 të vdekun!

Të paktën dy ushtarë turq janë vra sot, kur nji automjet ushtarak ka goditë me nji mjet shpërthyes në provincën Sirnak, në juglindje të vendit.

Simbas agjencisë Dogan, deri tash askush nuk ka marrë pergjegjësinë për sulmin.

Forcat e sigurisë turke janë çdo ditë në shënjestër të sulmeve të Partisë Punëtore të Kurdistanit nga të cilët u shkaktue vrasja e qinda policëve dhe ushtarëve, kujton AFP tue shtue se qeveria ka premtue se ka me vazhdue përpjekjet që synojnë zhdukjen e PKK’s në Turqinë lindore.