Ushtarët vdekjeprus të Francës për me luftue ISIS’in

Legjioni i ushtarëve vdekjeprus francezë të quejtun “French Foreign Legion” mund të aktivizohet në luftën kundër ISIS në Lindjen e Mesme, në nji përpjekje për me shtypë grupimin terrorist ISIS.

Forcat speciale franceze tashma ndodhen në veprim në Libi, Siri dhe Irak, mbasi Presidenti Hollande i shpalli luftë xhihadistëve. Por, mediat britanike raportojnë se ka nji thirrje në rritje për me dërgue në Siri ata që quhen luftarë të huej.

“French Foreign Legion” janë pjesë e ushtrisë franceze e themelueme në vitin 1831, e cila asht unike në llojin e vet, mbasi asht krijue për shtetasit e huej që janë të gatshëm për me shërbye në Forcat e Armatosuna Franceze.

Hera e fundit që ky legjion u aktivizue ka qenë viti 2013, kur për dy vjet u angazhuen në luftë kundër terroristëve të Boko Haram. Asht e paqartë se çfarë roli kanë me pasë kundër ISIS, por presioni mbi qeverinë franceze asht në rritje, për me lejue kambësorinë në luftën kundër terrorizmit.