Ushtari i ISIS’it hedh veten n’erë dhe lëndon disa anëtarë të Hamasit

Nji ushtar i lidhun me ISIS’in ka hedh veten në erë, tue shkaktue disa të lënduem nga zyrtarët e Hamasit në Gaza.

Bomba vetëvrasëse shpërtheu kur zyrtarët plicorë të Hamasit e ndalën atë për kontroll doganor, për me parandalue përfshimjen e tij në Egjipt.

Ky shpërthim që ndodhi në mëngjesin e hershëm të së Ejtes shënon edhe rastin e parë kur nji palestinez ka krye nji akt të tillë vetëvrasës kundër forcave të Hamasit.

Zyrtarët thonë se ai asht anëtar i ISIS’it.