Ushtari rus vrau 3 kolegë të tij dhe arratiset

Nji ushtar në rajonin Amur të Rusisë asht arratis mbasi ka vra tre kolegë të tij dhe ka plagos nji tjetër.
Në nji deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë bahet e ditun se ushtari i cili ishte në detyrë në rajonin Amur, hapi zjarr në mënyrë të rastësishme me armë automatike ndaj ushtarëve të tjerë të cilët ndodheshin në fushë për gjuejte.

Si rezultat i incidentit, nji oficer dhe dy ushtarë humbën jetën dhe nji ushtar tjetër u plagos, raporton Anadolu Agency (AA).

Ushtari i cili kreu sulmin ka ik nga vendi i ngjarjes, ndërkaq në rajon u dërguen forca të sigurisë.