Ushtria e Kosovës, e nivelit europian dhe ka me u pranue në NATO

Isa-mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tue marrë pjesë në shënimin e 26-vjetorit të themelimit të degës së LDK-së në Mitrovicë, ka sigurue se LDK-ja, “si nji shpi e madhe e ngritun dhe e themelueme nga vizionari dhe themeluesi i pamvarësisë, dr. Ibrahim Rugova, fryma, puna dhe kontributi i të cilit, vazhdon edhe sot me dhanë fryte të demokracisë dhe ndërtimit të shtetit”, ka me vazhdue me punue për ndërtimin e shtetit të Kosovës. Ai shtoi se edhe në takimet ndërkombëtare, vazhdon me u përmendë fryma dhe vizioni i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova

Kryeministri Mustafa nënvizoi se, LDK-ja vazhdon me punue në ndërtimin e shtetit, krijimin e kushteve për zhvillim të qëndrueshëm, rritje të punësimit dhe të investimeve, integrimin europian dhe menaxhimin e mirë të vendit.

“Jemi në ditët e dy ngjarjeve me randësi për vendin tonë, liberalizimin e vizave dhe lirisë së lëvizjes, sikurse edhe pranimin e vendit në asociacionin ndërkombëtar të futbollit, UEFA. Këto janë të arrituna që duhen vlerësue, aq ma parë që kemi ba Serbinë që me u ankue, por ka me qenë e kotë, mbasi na u bamë pjesë e nji familje ku e kishim vendin”, tha kryeministri Mustafa.

Ai siguroi se tash ka me fillue realizimi i premtimeve për “Trepçën” dhe për Mitrovicën.

“Tash kena me fillue me Ligjin për ‘Trepçën’ për me i ruejt pasunitë dhe kapitalin e njerëzve tonë dhe me përdorë për të mirën e vendit. Po ashtu, jena tue punue për krijimin e ushtrisë së Kosovës që ka me qenë ushtri e nivelit europian dhe e pranueme në NATO”, siguroi Mustafa.