Ushtria e Maqedonisë ma e dobëta në rajon, mësoni të parën e botës (foto)

Kompania ndërkombëtare, Global Firepower, ka publikue raportin e vitin 2017 për fuqinë e ushtrive të 133 shteteve në botë.

Simbas këtij studimi, ushtrinë ma të fortë në botë e kanë Shtetet e Bashkueme, e dyta në radhitje vjen Rusia, dhe e treta asht Kina.

Pasojnë Franca, Britania e Madhe, Japonia, Turqia, Gjermania, Egjipti, etj.

Ushtria e rangueme në fund të listës asht ajo e shtetit aziatik të Butanit, kurse para tij ndodhen Surinami dhe Sierra Leone. Në këtë mes ndodhet edhe Maqedonia me ushtrinë ma të dobët në rajon dhe ma gjanë.

Maqedonia rënditet në vendin e 123, ndërsa Kroacia në vendin e 68, Serbia në vendin 83, Shqipnia në vendin e 90, ndërsa ushtria sllovene e 114’ta. Ushtria e Bosnjës ashht radhitë në vendin e 121, ndërsa anëtari ma i ri i NATO’s, Mali i Zi, as që asht përfshi në listën e forcave ushtarake.

Autorët e analizës morën në konsideratë ma shumë se 50 faktorë. Sondazhi vëren se renditja e pjesëmarrësve nuk mvaret aq shumë nga sasia totale e teknikës ushtarake, sa nga uniformiteti i fuqisë ushtarake të vendit dhe shumëllojshmënia e armëve në dispozicion.

Ekspertët nuk morën parasysh armët bërthamore, por forcat bërthamore morën pikë shtesë.