Ushtria i ban thirrje Erdoganit me u largue ose kanë me arrestue. Ushtria: Kemi marrë krejtësisht kontrollin

Në nji komunikatë të lëshuar nga forcat e Ushtrisë, thuhet: Forcat e Armatosuna të Turqisë, kanë marrë krejtësisht kontrollin e shtetit dhe administrimin e e shtetit per me ristabilizue rendin kushtetues, të drejtat dhe liritë njerëzore, shtetin e të drejtësi, sigurinë e përgjithshme që ishin të cënueme. Të gjitha marrëdhaniet ndërkombëtare kanë me vazhdue me qennë të vlefshme. Shpresojmë që të gjithë marrëdhaniet tona të mira me të gjithë vendet të vazhdojnë”.

Po negociohet që Erdogan me u largue jashtë vendit
Ushtria turke, e përfshime në puçin e shtetit, po negocion me palën e Erdogan që Presidenti turk të largohet jashtë vendit. Mendohet se ai ka me shkue në Arabi Saudite, ose në të kundërt ka me u arrestue.