Ushtria irakiane: Kemi rrethue fortesën e fundit të ISIS’it

Forcat irakiane kanë deklarue mëngjesin e kësaj të Dielle se kanë nisë sulmet mbi Qytetin e Vjetër të Mosulit.

Ai asht qyteti i fundit i mbajtun nga xhihadistët e Shtetit Islamik dhe njihet ndryshe si fortesa e tyne ma e fuqishme.

Forcat speciale po përparojnë nga perendimi dhe policia federale ka rrethue pothuejse të gjithë anën jugore, tha në nji deklaratë ushtria irakiane.