Ushtria malazeze do ta mbronte Kosovën në rast nevoje

Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Predrag Boshkovic, ka thanë në nji intervistë për Tanjug se Mali i Zi kishte me ndihmue Kosovën, përmes ndonji operacioni të NATO’s në Kosovë, nëse do t’ishte nevoja për nji gja të tillë.

Simbas ministrit malazias, shteti i tij do ta bante këtë mbasi me futjen në aleancën ushtarake ma të fortë në botë ka marrë obligime të caktueme të cilave u qëndron.

I pyetun se a do ta mendonte Mali i Zi refuzimin e marrjes pjesë në ndonji operacion të NATO’s, siç do të ishte për shembull në Kosovë, Boskovic asht përgjigj shkurt: “Jo”.

“Në marrëveshje me aleatët tonë, na sigurisht se në çdo variant do të baheshim pjesë e akcionit të NATO’s. Edhe nëse asht në Kosovë, apo në ndonji pjesë tjetër të globit, pamvarësisht politikave tona të mbrendshme”, ka ba të qartë Boshkovic.

Ai shtoi se Mali i Zi duhet të tregohet partner kredibil, që n’anën tjetër, edhe po që se sulmohet Mali i Zi, të tjerët me mbrojtë.