Ushtria ruse stërvitje masive, trondit Krimenë

Moska ka dhanë nji shfaqje të madhe të fuqisë ushtarake në Krime, gati dy vjet mbasi Rusia aneksoi territorin, thotë “CNN”, tue iu referue stërvitjes masive ushtarake ruse, ditën e djeshme.

Putin organizoi lojna të rrezikshme lufte në tokë, ajër dhe det,  në manovrat ushtarake të qusjtuna “Kavkaz 2016” në të gjithë qarkun jugor rus në kufi me Ukrainën.

“Rusia po dërgon nji mesazh shumë të qartë me këtë stërvitje në shkallë të gjanë dhe shumë komplekse, raporton Fred Pleitgen, korrespondenti i “CNN” nga Krimea.

“Forcat e tyne janë ngulitë në Krime dhe të janë gatshëm për të luftue në çdo kohë,” tha ai.