Ushtria shpall ligjin e luftës. Mësohet se ku mshefet Erdogan. Luftë ndërmjet ushtrisë e policisë

Ushtria turke ka shpallê ligjin e luftës, tue njoftue se ka marrë zyrtarisht pushtetin. Njikohësisht ushtria ka njoftue edhe shtetrrethimin. 

Erdogan mshefet në qytetin Bodrum

Presidenti turk, Reccep Tayp Erdogan dyshohet se mshefet në qytetin Bodrum. Mësohet se kreu i shtetit turk asht largue menjiherë nga Ankara mbas daljes së ushtrisë nga kazermat. 

Raportohet për shkëmbim zjarri mes ushtrisë e policisë

Mediat turke raportojnë se ka pasë shkëmbim zjarri mes nji grupi ushtarësh dhe policisë në Ankara. Nuk dihet nëse ka viktima.