Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’s – Kadri Veseli

Në mbledhjen e sotme që asht tue e mbajtë Këshilli Drejtues i PDK’s,  u zgjedh edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të partisë.

Qysh edhe asht pritë, ushtruesi i kësaj detyre asht Kadri Veseli.

Në fjalën e tij, Veseli tha se ka me qenë nji kryetar i fuqishëm dhe se koalicioni me LDK’n ka me u ruejt. Ai shtoi se 3 çashtjet kryesore të PDK’s janë zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit dhe integrimi euro-atlantik.

Ndërsa për situatën e krijueme mes pozitës dhe opozitës, Veseli tha se duhet me u gjetë gjuha e pajtimit me opozitën, se qysh tha ai pa opozitë s’ka funksionalizim. Ai theksoi se pos dialogut nuk ka alternative tjetër.

 

veseli2 veseli3